<legend id="h4sia"></legend><samp id="h4sia"></samp>
<sup id="h4sia"></sup>
<mark id="h4sia"><del id="h4sia"></del></mark>

<p id="h4sia"><td id="h4sia"></td></p><track id="h4sia"></track>

<delect id="h4sia"></delect>
  • <input id="h4sia"><address id="h4sia"></address>

    <menuitem id="h4sia"></menuitem>

    1. <blockquote id="h4sia"><rt id="h4sia"></rt></blockquote>
      <wbr id="h4sia">
    2. <meter id="h4sia"></meter>

      <th id="h4sia"><center id="h4sia"><delect id="h4sia"></delect></center></th>
    3. <dl id="h4sia"></dl>
    4. <rp id="h4sia"><option id="h4sia"></option></rp>

        Mbyllen një sërë seminaresh të organizuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës
        2023-03-07 20:16:40

        U mbyllën të hënën seminari i përvojës kineze për zbutjen e varfërisë, seminari i këmbimit të përvojës së Reformës e të Hapjes të Kinës me vendet në zhvillim, seminari i tregtisë elektronike ndërkufitare për vendet në zhvillim, seminari i nxitjes së tregtisë në vendet në zhvillim dhe seminari i ndihmës së zhvillimit ndërkombëtar për vendet në zhvillim.  Seminaret u organizuan nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe Instituti i Përgatitjes së Zyrtarëve Ndërkombëtarë të Biznesit pranë kësaj ministrie, në kuadër të Nismës së Zhvillimit Global. Zv.ministri i Tregtisë i Kinës Ling Ji, ambasadori i Uzbekistanit në Kinë Farhod Arziev, ambasadori i Taxhikistanit në Kinë Saidzoda Zohir, ambasadori i Sudanit Jugor në Kinë Monday Semaya K. Kumba, ambasadori i përkohshëm i Etiopisë në Kinë Dawno Kedir Haji dhe 194 pjesëmarrës nga 27 vende të ndryshme ishin të pranishëm në ceremoninë e mbylljes së seminareve.

         Foto: Zv.ministri i Tregtisë i Kinës Ling Ji

        Zv.ministri i Tregtisë i Kinës Ling Ji tha në fjalimin e tij se gjatë tre vjetëve të epidemisë, Kina vijoi të zhvillonte tregtinë e jashtme. Në të ardhmen, Kina do të promovojë modernizimin e stilit kinez, që është modernizimi i një popullsie të madhe, me begati të përbashkët për të gjithë, me bashkërendim të qytetërimit material e qytetërimit shpirtëror, me harmoni ndërmjet njeriut e natyrës dhe që ndjek rrugën e zhvillimit paqësor. Modernizimi i stilit kinez do t'i jap shtysë rimëkëmbjes ekonomike botërore dhe gjithashtu do të hapë perspektiva të reja e do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për zhvillimin e tregtisë midis Kinës e 27 vendeve pjesëmarrëse në seminare.

        Foto: ambasadori i Uzbekistanit në Kinë Farhod Arziev

        Nga ana e tij, ambasadori i Uzbekistanit në Kinë Farhod Arziev shprehu falënderimin dhe vlerësimin për organizimin e seminareve. Ai beson se seminare të tilla do të jenë platforma të rëndësishme për të mësuar nga përvoja kineze dhe për të zgjeruar tregtinë e shkëmbimet ekonomike ndërmjet Uzbekistanit dhe Kinës.

        Foto: ambasadori taxhikistanas në Kinë Saidzoda Zohir 

        Ambasadori taxhikistanas në Kinë Saidzoda Zohir theksoi se Taxhikistani është një ndër vendet e para që përkrahu nismën e presidentit kinez "Një brez, një rrugë". Në kornizën e kësaj nisme globale, të dy palët kanë zbatuar një sërë projektesh në sektorët e transportit, energjetikës dhe industrisë. Taxhikistani është i gatshëm të zgjerojë më tej bashkëpunimin me Kinën në fushat e tregtisë dhe investimeve, duke mësuar nga përvoja kineze për zbutjen e varfërisë.

        Foto: ambasadori i Sudanit Jugor në Kinë Monday Semaya K. Kumba

        Ambasadori i Sudanit Jugor në Kinë Monday Semaya K. Kumba tha se është shumë i kënaqur për rezultatet e seminareve. Ai beson se në të ardhmen, nga përmbajtjet e seminareve, përfshirë ndihmën ndërkombëtare për zhvillimin, tregtinë ndërkombëtare, promovimin e tregtisë dhe politikën e Reformës e Hapjes, Sudani Jugor dhe vendet e tjera në zhvillim do të përfitojnë shumë. (Li Huailiang/Artan)