<legend id="h4sia"></legend><samp id="h4sia"></samp>
<sup id="h4sia"></sup>
<mark id="h4sia"><del id="h4sia"></del></mark>

<p id="h4sia"><td id="h4sia"></td></p><track id="h4sia"></track>

<delect id="h4sia"></delect>
  • <input id="h4sia"><address id="h4sia"></address>

    <menuitem id="h4sia"></menuitem>

    1. <blockquote id="h4sia"><rt id="h4sia"></rt></blockquote>
      <wbr id="h4sia">
    2. <meter id="h4sia"></meter>

      <th id="h4sia"><center id="h4sia"><delect id="h4sia"></delect></center></th>
    3. <dl id="h4sia"></dl>
    4. <rp id="h4sia"><option id="h4sia"></option></rp>

        Porti tokësor i Kinës trajton mbi 500 trena mallrash Kinë-Europë
        2023-03-08 11:05:36


        Foto nga VCG

        Porti Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore ka regjistruar mbi 500 trena mallrash Kinë-Europë deri tani këtë vit, bën të ditur “Xinhua”. Që nga fillimi i vitit, përballë rritjes së vazhdueshme të kërkesës për transport dhe rritjes së fortë të importeve dhe eksporteve, porti Erenhot ka hapur një “kanal të gjelbër” për funksionimin e trenave të mallrave Kinë-Europë, duke rezultuar në një rritje prej 20 për qind, tha Qin Zhicang nga “China Railway Hohhot Bureau Group Co., Ltd.”

        Porti Erenhot është porti më i madh tokësor midis Kinës dhe Mongolisë, përmes të cilit 64 linja trena mallrash Kinë-Europë lidhin Kinën me më shumë se 60 rajone të mbi 10 vendeve. (Elona)